KryesoreLajme
Kryesore

Erion Braçe del nga ‘ngujimi’ i çerdhes patronazhiste! Ata që ia futën vrapit janë shokët e mi

Pas gati dy orë ngujim në zyrën e tij personale-elektorale, kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës, ErioN Braçe ka publikuar ‘provat’ kriminale, një pako me kokoshka, ndërsa patronazhistët e tij të larguar më herët, nuk janë asgjë dtjetër veçse shokë të tij.

Në një prononcij për mediat, tejet i nervozuar dhe arrogantë në sjelljen e tij me gazetarët, Braçe e ka justifikuar zyrën e fshehtë të tij elektorale, me faktin se ditët e fundit ka pasur një tentativë nga ‘banda kriminale’ pë rtë ngujuar në shtëpi socialistët për të mos u angazhuar në zgjedhjet e 11 majit.
Si duket Erion Braçe kur flet për struktura kriminale dhe banda, e ka fjalën për atë që ndodh në zyrat e tij të fshehta elektorale, për të cilën përpiqet të fajësojë të tjerët.

‘Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ, s’jeni interesuar për 6 mln euro, interesoheni për një zyrë pune. Pas 60 ditësh në KQZ e keni, ua deklaroj unë. Prisni rezultatin tani ju e gjithë Belindat.

Janë gjetur këto, kokoshkat. Të gjithë njerëzit që u larguan kush janë? Janë të gjithë shokët e mi. Doni ca kokoshka?!

Është një përpjekje e një bande kriminale dhe strukture kriminale që është shfaqur në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë këto 3 ditët e fundit. Është pjesë e strukturës kriminale që kanë dashur të mbyllin socialistët në shtëpi.

E pyeta Këlliçin nëse ka një pretendim nëse kam blerë votë, jo më tha. Për ditë të dielë s’ka punonjës shteti’, u shpreh Braçe.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button