Lajme

Erdogan mbërrin në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik: “Në Shqipëri, e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili po zhvillohet për herë të parë në kryeqytetin shqiptar.

Në aeroport, Erdogan është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Pas takimit të përshëndetjes, presidenti turk u ndal për një deklaratë të shkurtër për mediat, ku theksoi pritshmëritë pozitive nga ky samit.

“Presim shumë gjëra me vëllain tim shqiptar,” u shpreh Erdogan në gjuhën turke, duke shtuar më tej: “Në Shqipëri, e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes.”

Fjalët e Presidentit Erdogan vijnë në një moment të rëndësishëm për rajonin dhe për marrëdhëniet mes vendeve evropiane e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Samiti i Komunitetit Politik konsiderohet një platformë kyçe për dialog, bashkëpunim dhe stabilitet në kontinent.

Pritet që gjatë ditës të ketë takime të nivelit të lartë dhe diskutime mbi sigurinë, integrimin evropian dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button