
Gazetari Elkier Bushkolaj, foli në lidhje qëndrimin që kryeministri Edi Rama po mban në lidhje me ChrisLaCivita dhe fushtatën e PD-së, gjithashtu edhe për dokumentat që po ‘fundosin’ kryeministrin.
Bushkolaj u shpreh se kur LaCivita mbajti konferenceën e parë për shtyp krah liderit Sali Berisha, Veliaj u bë kurban i Edi Ramës dhe ai ka të gjithë panoramën e qëndrimeve dhe të veprimeve të kryeministrit në SHBA.
“Ditën që erdhi ChrisLaCivita në Tiranë dhe mbajti konferencën e parë për shtyp krah z.Berisha, Erion Veliaj u bë kurban i Edi Ramës. Në intervistën që dha për z.Fevziu ChrisLaCivita ishte një moment që tha Edi Rama bëri thirrje në SHBA që mos të dilnin e të votonin. Do të thotë që e ka komplet panoramën e deklaratave dhe të qëndrimeve e të veprimeve të Ramës në SHBA, qoftë në raport me z.Trump apo edhe zhvillimet me Sorosin.
Problemi është se Edi Rama e di shumë mirë që LaCivita ka informacion të plotë për mënyrë sesi ka funksionuar shteti shqiptar duke nisur nga veprimtaria e grupeve kriminale në Ekuador për të cilat vetë kandidati për president i Ekuadorit është shprehur qartazi, që një misionet e mia do të jetë lufta kundër grupeve kriminale shqiptare. Duke parë se çfarë ndodh me pastrimin e parave në ndërtim unë besoj se kjo e shqetëson z.Rama.
Kjo pjesa e luftës së videove është diçka krejt dytësore në raport me atë që pritet të ndodh deri në 11 maj dhe pas 11 majit, që lidhet me zhvillimet konkrete. Do të kemi edhe një zyrë të DEA-së në Shqipëri që lidhet me dy gjëra kryesore trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. “ – tha Bushkolaj