Lajme
Elbasan, arrestohet 30-vjeçari për vjedhje automjeti në lagjen Shënkoll

Një 30-vjeçar nga fshati Shushicë është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet për vjedhje automjeti në lagjen Shënkoll.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 16 majit 2025, kur i riu dyshohet se është kacavjerrë në mur dhe ka marrë çelësat e automjetit në pronësi të shtetasit A. Sh. Në një lokal afër, ai ka vjedhur makinën dhe është larguar me të.
Për t’i shpëtuar ndjekjes policore, 30-vjeçari ka braktisur automjetin, që e drejtonte pa leje drejtimi, por është lokalizuar dhe arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.