
Kryedemokrati Sali Berisha premtoi sot nga takimi me fermerët në Elbasan, se me ardhjen e opozitës në pushtet, qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të gjetur paratë e vjedhura të shqiptarëve nga Edi Rama dhe pushtetarët e tij.
‘Do bëjmë gjithçka për të gjetur ku i kanë çuar paratë e vjedhura, ku i kanë investuar, për t’ua kthyer qytetarëve shqiptarë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij. Berisha: Unë ju tregova ju, se si do të veprojmë ne me buxhetin. Por, u them një gjë tjetër që, para që kemi premtuar, janë absolutisht nën mesataren e atyre që mund të bëjmë. Pse?
Se hajdutëve, do ua marrim paratë ne. Nuk do ndodhë më, kurrë që të zhduken 130 milionë euro djegësi i Tiranës, dhe të mos ekzistojë një tullë aty. 4 ditë më parë u dërguan në gjykatë, pa u gjet një qindarkë, me dënimet qesharake.
E thoshte bukur një gazetare: sikur kanë vjedhur disa pula, sepse ata janë vjedhësit. Sepse ata që u dërguan nuk janë hajdutët.
Jo, nuk mund të prekin ata milionat, kurrë. Ata kishin vënë firmat. Po, milionat e ka marrë Edi Rama me Lubinë.
Tani, ministria ka patur njesinë e mbikqyerjes së punimeve të ndërtimit të djegësit, e cila merrte rrogat për të bërë çdo muaj raportin, se ku, në çfarë faze janë punimet. Dhe nuk ekziston në 6 vite asnjë raport i vetëm.
Po, pse?
Po Lubia e dinte që paratë i merrte Edi Rama. Se po mos të ishte për të, apo për veten e vet, ai do bënte 100 raporte.
Rasport nuk ka, paratë e djegësit u zhdukën, i merrte Edi Rama. Ne jemi besimplotë, se jo vetëm që do mbajmë çdo premtim që bëmë, por në fakt, edhe do i çojmë më përpara. Sepse ne synojmë. Çfarë synojmë? Ne synojmë që shqiptarët që paguhen me rrogat, pensionet dhe mbështetje nga shteti më miër se nga vendet përreth.
Shqipëria është më e pasur se të gjitha vendet përreth. Asnjë vend përreth nuk ka pasuritë e Shqipërisë. në 2013, ne merrnim rroga më të larta, merrnim pensione më të larta. Pra do dalim aty. Nuk do ketë më kryeministër me avion në dispozicion. Jo!
Kryeministri udhëton si qytetarët, me avion të linjave tregtare. Nuk do ketë më ministër që të shpenzojë 10 mijë euro në muaj për lavazh të makinës, ajo lubia.
Ju garantoj që nuk ka sot milioner, as miliarder, që të shpenzojë 10 mijë euro për lavazh të makinës, kurrë.
Kurse ajo. Patjetër, se është… se paratë janë të qytetarëve, nuk janë të tyret. Apo të blejë kopshtin e Edenit 5 milionë euro. As perandori i Japonisë nuk e ka. Kam qenë në atë pallat. Jo, kishte bimë ekzotike të ndryshme, po kopsht Edeni nuk kishte. Nuk ka as Shtëpia e Bardhë, nuk ka as Kancelaria Gjermane. Jo!
Sigurisht, nuk hapet shishja 33 miëj euro, kurrë, ua them unë atë. Dhe një kryeministër, nuk mund ta ketë kurrë atë. Edhe për dhuratë nuk mund ta ketë kurrë, e ndalon ligji.
Edhe në qoftë se ta sjell kush, e ndalon ligji, nuk mund ta marrësh. Ka një kod.
Po këta, nuk kanë asnjë kod, nuk kanë asnjë etikë.
Këta kanë vetëm një moral, të vjedhin, të vjedhin, të vjedhin sa më shumë shqiptarët.
Çfarë ndodh tani?
Tani, 12 vjet asnjë bilanc, 12 vjet nuk është i aftë të regojë, edhe ato pak që janë bërë nuk i ndan dot, se janë bërë me shumë xhunga. Nuk thotë dot më Unaza e Tiranës, se i del me 13 lote. 14 km me 13 lote. Per të vjedhur 13 herë.
Nuk e përmend më tunelin e Llogarasë, se i del me 60 milionë euro vjedhja. E dokumentuar. Nuk e përmend më linjën urbane, sepse ka kushtuar. Ato rrasa guri që i shihni ju, kanë kushtuar 2.3 mld euro. Në një kohë, kur në mënyrë absolute, nga Gjirokastra në Tropojë, kostoja e tyre në të gjithë Shqipërinë, nuk është kurrë më shumë se 300 mln euro. Janë vjedhur 2 mld euro. 12 mld ka administruar ajo që lan makinën me 10 mijë euro në muaj. Merrni çdo ekspert, nuk gjen kurrë më shumë se 1.8 mld të investuara, maksimumi. Tjerat janë të vjedhura.
Po pse?
Kanë vënë çmimin e rrugëve 10-fishin.
Koracia e ndërtonte autostradën, Bjelljosek-Manastir, 17 kilometra të gjerë, me 1.6 milionë euro kilometrin. Kurse, Rruga e Arbrit, 11 milionë euro kilometrin, rruga 10 metra e gjerë. Shkoni shiheni.
Pra, këta janë të inkriminuar shumë thellë. Ndaj dhe, pastrimi i shtëpisë është detyrim madhor. Dhe e vërteta është që, ne do bëjmë gjithçka për të gjetur paratë ku i kanë çuar, ku i kanë investuar, për t’ua kthyer qytetarëve shqiptarë.