Sport
Edon Zhegrova po fiton zemrat e tifozëve te Juventus
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, po bëhet gjithnjë e më i dashur te Juventus. Ai u transferua nga Lille në ditën e fundit të merkatos së verës, dhe që atëherë është bërë një nga lojtarët më të përmendur në mediat italiane.
Faqja zyrtare e klubit shpesh publikon foto të Zhegrovës, dhe sot nuk ishte përjashtim, me momentet e tij së bashku me shokët e skuadrës, Kenan Yildiz dhe Mattia Perin. Në postimin e fundit, Juventus shkruan: “Krejt dashni për Edonin”.
Deri më tani, Zhegrova ka regjistruar tri paraqitje me fanellën e Juventusit, por ende nuk ka nisur ndonjë ndeshje si titullar.



