Sport

Edon Zhegrova: “Fanellën e parë ia jap Edi Ramës”

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, i cili së fundmi u bë pjesë e Juventusit, u paraqit sot në konferencën e tij të parë për shtyp.

I pyetur nëse do t’ia dhurojë fanellën e tij të parë kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të cilin dihet se është tifoz i flaktë i Juventusit dhe që e ndihmoi për pasaportën shqiptare, Zhegrova tha:

“Sigurisht dhe i jam mjaft mirënjohës. Unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar.”

Ky gjest tregon lidhjen e ngushtë të yllit kosovar me vendin dhe popullin shqiptar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button