
Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, me banorët e njësisë administrative nr 4 në Tiranë, mori fjalën edhe banorja Edlira Sanxhaku.
Sanxhaku u shpreh se shëndëtsia është kthyer në pazar dhe ne duam dinjitet, gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve të votojnë nr 1 për Shqipërinë madhështore. Edlira Sanxhaku:
“Mirmbrëma miq! Nuk jam politikane, nuk kam poste, nuk kam mikrofon çdo ditë. Jam thjesht një qytetare e këtij vendi. Unë jam Edlira Sançaku, vajzë e dy prindërve të mrekullushëm që fatkeqësisht i humba për 13 muaj. Kam parë me sytë e mi sesi funksionin sot shëndetësia shqiptare. Po flas sot, sepse nuk dua të hesht më, pasi korrupsioni dhe manuali i bandës së onkologjikut po na vrasin çdo ditë. Kur mamamja ime u shtrua në spital, mu desh të bëhesha farmaciste, financiere, ndihmës mjeke dhe gjithçka tjetër përveç bijë që mund të rrinte e qetë pranë nënës. Çdo ilaç që nevojitet më duhet ta blija vetë, i merrja në farmaci pranë spitalit, pa faturë dhe pa garanci. Nuk ishim të pasur, ishte një barrë e rëndë, por kush ka njerëz në spital nuk pyet për dhimbjen. Nuk është faji i mjekëve, sepse janë heroj, por askush nuk i dëgjon dhe i nënvlersojnë ata. Shëndetësia nuk është luks, nuk është dhuratë, por është e drejtë. Është përgjegjësi e shtetit jo e familjeve të zakonshme që çdo ditë paguajnë taksa dhe në fund mbetet vetëm. Ka ardhur koha të themi mjaft, sepse ministrat shkojnë jashtë me kontrolle, ndërsa populli pret të shoh a do arrij të mbijetojë. Duam shëndetësi që funskionon për të gjithë jo vetëm për të privilegjuarit. Duam dinjitet! Unë e kam vendosur do votoj nr 1 për Shqipërinë madhështore. “