Kosova

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të shpallë të pavlefshme vendimet e Qeverisë në detyrë

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë në detyrë, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka theksuar se qeveria e re, e cila pritet të formohet pas zgjidhjes së krizës institucionale, duhet të shpallë të pavlefshme të gjitha vendimet e marra nga kabineti aktual.

“Qeveria e re që vjen, domosdo – të shpallë të pavlefshme të gjitha vendimet e kësaj qeverie në detyrë, jokushtetuese – të anulohen edhe tenderët, sepse VV e Kurti morën mjaft para për fushatën e zgjedhjeve lokale,” ka shkruar ajo.

Tahiri ka ngritur dyshime edhe për mënyrën e financimit të fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke kërkuar hetime dhe transparencë lidhur me burimet e financimit dhe menaxhimin e fondeve publike nga qeveria aktuale në detyrë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button