Lajme

Edi Rama prezanton kabinetin e katërt më 11 shtator

Kryeministri Edi Rama do të zbulojë kabinetin e tij të katërt më 11 shtator, duke thyer traditën e mëparshme, pasi shpallja e qeverisë do të bëhet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj nga zgjedhjet e 11 majit.

Kabineti i ri do të fokusohet në dy prioritete: përfshirjen e ministrave me profil të lartë teknik për të përshpejtuar mbylljen e kapitujve të hapur dhe krijimin e një ekipi me sa më pak çështje ligjore ose hetime nga SPAK.

Pritet që të ketë ndryshime në disa ministra, riformatim të dikastereve, si dhe shpalljen e postit të zëvendëskryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe kreut të grupit parlamentar gjatë mbledhjes së kryesisë socialiste më 11 shtator.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button