
Gazetari Bledian Koka foli në lidhje me emigrantët e paligjshëm në Shqipëri.
Koka u shpreh se kryeministri Rama nuk është i interesuar për anëtarësimin në BE, por po negocion që të mos hyjë në të.
“Edi Rama nuk mund t’i ofrojë gjë tjetër BE-së. Përpara se të dimë se cilat banda veprojnë këtu, e di Macroni. Të gjithë e dinë fare mirë se ku janë shtëpitë e barit në Shqipëri. Edhe në artikullin e BBC thonin se bandat shqiptare janë më të rrezikshmet në trafikun e drogës. Ata kanë një problem shumë më të madh dhe kanë edhe një zgjidhje oportune, që është marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kthimi i Shqipërisë në një parkim për emigrantët dhe njerëzit me problematika. Marrëveshja me Melonin do na duket lule, krahasuar me atë që do të prodhohet me Britaninë e Madhe. Tani kalojmë në një element akoma më të rrezikshëm, tek emigrantët me precedentë kriminalë. Emigrantët me precedentë kriminalë që vijnë nga vendet e Afrikës, kryesisht janë ata që janë terroristë. Edi Rama nuk është i interesuar për anëtarësimin në BE, ai po negocion që të mos na pranojnë në BE.” – tha Koka.