
Ish kryeministri nuk hyn në Kuvend, Futet Olta Xhaçkën pasi u amnistua në Apel.
Ish-kryeministër dhe një nga deputetët më të vjetër të Partisë Socialiste, njeriu i cili disa herë e ka ndihmuar Ramën, për të dalë nga situatat skandaloze në të cilat futet nuk do ia dalë të jetë këtë herë në kuvend.
Kujtojmë se një nga situatat më të fundit skandaloze ishte ftesa drejtuar fëmijëve për ta parë atë lakuriq në internet.
Pasi e largoi nga Kukësi, si drejtues qarku duke emëruar në këtë post Eduard Shalsin duke i falur dhe mandat të sigurt – drejtuesit politik u lanë në lista të sigurta – e zbriti në Kavajë në fushatë si konkurent i Elisa Spiropalit, e cila që kur krahasoi Edi Ramën me Skënderbeun njohu vetëm ngjitje në karrierë. Megjithatë deputeti Majko tregoi vijoi të tregojë devotshmëri ndaj kryetarit
E kur janë numëruar 925 kuti nga 1282 kuti votimi në total, Pandeli Majko i vendosur në listë të hapur numëron vetëm 2964 vota.
Para tij janë Mimi Kodheli me mbi 3000 mijë vota, Plarent Ndreca, me 3388 vota, Florian Pullazi, 3454 vota, Etilda Gjoni me mbi 3700 vota, Kejsi Elezi me 4021 vota dhe Blerina Gjylameti 4286 vota.
E këtë herë nuk mund ta shpëtojë as zgjidhja ‘sui generis’ si ajo e zgjedhjeve të 2021 kur zuri vendin e Alqi Bllakos, pasi u arrestua për çështjen e Inceneratorëve.
Në zgjedhjet e 2021 Majko mori rreth 8 mijë vota, e ishte i renditur i 19 në listën e socialistëve, por këtë herë ai është shumë poshtë i renditur i 27-ti në listë, me më pak se 3 mijë vota.
E ndërsa Majko flaket si ‘limon i shtrydhur’ , Olta Xhacka tashmë e ka vendin e sigurt. Për shkak të kuotave gjinore ajo do të hyjë në kuvend në vend të Xhemal Qefalisë, edhe pse ky ka marrë deri tani mbi 6800 vota.
E pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin që nuk pranon hetimin e Olta Xhaçkës, kjo është dhurata e dytë për ish ministren e Ramës.
Kujtojmë se më 1 prill 20255, GJKKO urdhëroi SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal dhe të nisë hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshorti të saj, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim. Por sot Apeli rrëzoi shkallën e parë të GJKKO.