Kosova

Dy shtetas serbë arrestohen në Koshare për kalim ilegal drejt Shqipërisë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Serbisë rreth orës 13:20, në afërsi të vijës kufitare në Koshare, pasi ata tentuan të kalonin ilegalisht në territorin shqiptar.

Sipas njoftimit zyrtar, të dy personat janë ndaluar nga njësitë kufitare, ndërsa gjatë deklarimit të tyre kanë pretenduar se ishin alpinistë. Megjithatë, ata nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për kalim kufitar, çka ka ngritur dyshime mbi qëllimin e tyre të vërtetë.

Me vendim të prokurorit kompetent, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

Ky incident është pjesë e një serie rastesh të ngjashme që kanë ndodhur gjatë vitit 2025, ku shtetas serbë janë ndaluar për kalime të paautorizuara në zonat kufitare të Koshuticës, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Autoritetet janë duke hetuar nëse këto raste kanë lidhje mes vete dhe nëse qëndrojnë motive të tjera pas këtyre lëvizjeve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button