Dy shqiptarë në paraburgim pas sekuestrimit të 15 kg kokainë dhe 100,000 euro

Dy shqiptarë janë vendosur në paraburgim pas një operacioni antidrogë në Peruxhia, ku policia gjeti 15 kilogramë kokainë të pastër dhe rreth 100,000 euro cash. Vendimi u mor nga gjyqtarja e hetimeve paraprake, Simona Di Maria, duke miratuar kërkesën e prokurorisë.
Njëri prej të arrestuarve, një 25-vjeçar që kishte mbërritur në Itali me vizë turistike, u përpoq të arratisej gjatë arrestimit dhe hodhi një çantë me mbi 2 kilogramë kokainë, por u kap nga oficerët. Ai nuk ka precedentë penalë.
Të dhënat e hetimeve zbulojnë se droga dhe paratë u gjetën edhe në banesën e 35-vjeçarit shqiptar, banor i Sienës, ku oficerët sekuestruan pjesën tjetër të drogës dhe valutën. Gruaja e tij, 36 vjeçe, është shpallur në kërkim si bashkëpunëtore e organizatës kriminale.
Sipas mediave italiane, makinë e përdorur nga 25-vjeçari ishte në pronësi të një italiani me precedentë penalë të rënda, përfshirë një vrasje.
Seanca dëgjimore u mbajt të premten e kaluar në Peruxhia, me avokaten Daniela Paccoi që përfaqësoi dy shqiptarët e arrestuar.