
Dy persona janë shpallur në kërkim në Kukës pasi dyshohen se kanë dhënë para për blerje votash. Burimet bëjnë me dije se paratë janë dhënë për të blerë vota për subjektin Partisë Social Demokrate të Tom Doshi, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.
SPAK dhe policia e Kukësit kanë ushtruar kontrolle në banesat e Gazmend dhe Kalosh Peposhi të cilët janë shpallur në kërkim ndërsa vijon puna intesive me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre. Kukës
Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.
Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.