Kosova

Dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë – më pak fluks në pikat e tjera kufitare

Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Dheu i Bardhë po zgjasin deri në dy orë. Kështu bëhet e ditur nga të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë. Në Bërnjak pritjet nuk i kalojnë pesë minuta, ndërsa në Jarinjë koha e pritjes arrin deri në një orë. Në Muçibabë qytetarët po presin deri në 20 minuta, kurse në pikën kufitare në Hani i Elezit, pritjet shkojnë deri në 30 minuta.

Ndërkohë, edhe për ata që po dalin nga Kosova ka pritje. Në Jarinjë, koha e daljes arrin deri në një orë, ndërsa në pikat e tjera kufitare është më e ulët.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen para se të nisen, për të shmangur pritjet e gjata në kufi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button