Durrës – Mbyllet numërimi i votave, PS merr 8 mandate dhe PD-ASHM 6; vetëm një deputet nga listat e hapura në opozitë

Procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Durrësit është drejt përfundimit, me vetëm 12 kuti të mbetura për t’u numëruar. Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste (PS) siguron 8 mandate, ndërsa koalicioni opozitar PD-ASHM siguron 6 deputetë në Kuvend.
Nga ana e PS, tre kandidatë kanë arritur të futen në Kuvend përmes listave të hapura, me Arkend Ballën që ka marrë 18,364 vota, Ani Dyrmishin me 11,538 vota dhe Ilir Ndraxhin me 6,382 vota.
Ndërkohë, nga radhët e opozitës vetëm një kandidat ka arritur të përfitojë mandat përmes votave preferenciale: Arian Ndoja, me 8,125 vota.
Lista e deputetëve të zgjedhur nga Qarku Durrës:
PS – 8 mandate
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Loer Kume
Skënder Pashaj
Aurora Mara
Arkend Balla (18,364 vota)
Ani Dyrmishi (11,538 vota)
Ilir Ndraxhi (6,382 vota)
PD-ASHM – 6 mandate
Oerd Bylykbashi
Artan Luku
Manjola Luku
Gent Strazimiri
Igli Cara
Arian Ndoja (8,125 vota)
Procesi përmbyllës i numërimit pritet të mbyllet plotësisht brenda orëve në vijim.