Duda Balje: Limaj ka më shumë gjasa sesa Haxhiu për kryetar Kuvendi, por s’besoj në marrëveshje me VV-në

Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka vlerësuar se lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka më shumë gjasa për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit sesa kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu.
Në deklaratën e dhënë para hyrjes në Kuvend, në përpjekjen e 50-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, Balje shprehu skepticizëm për një marrëveshje të mundshme ndërmjet LVV-së dhe Nismës.
“Nuk besoj se kanë arritur marrëveshje, pasi e di që Limaj po tenton të bëhet kryetar i Kuvendit. Nuk besoj se LVV-ja ka me lëshu pe për këtë vend, andaj nuk po pres asgjë sot… Fatmir Limaj ndoshta do ta ketë përkrahjen nga PDK,” u shpreh ajo.
Takimet e fundit mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt kanë ngjallur spekulime për një afrim të mundshëm politik, por sipas Baljes, një marrëveshje konkrete mbetet e pamundur.