Sport
Drita kërkon përmbysjen ndaj Copenhagen për të kaluar në fazën e tretë të Champions League

Kampionia e Kosovës, Drita, përballet sonte me Copenhagen në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00, skuadra e trajnerit Zekirja Ramadani do të kërkojë revanshin pas humbjes me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë si mysafirë.
Futbollistët e Dritës synojnë përmbysjen e rezultatit dhe kalimin në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, duke i dhënë një shans të madh futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Tifozët presin një përballje të fortë dhe emocionuese, ndërsa mbetet të shihet nëse Drita do të arrijë ta realizojë misionin e saj sonte në “Fadil Vokrri”.