Kosova

Donika Hamiti – Për arsim që ndërton të ardhmen e fëmijëve tanë!

Iniciativa Qytetare "Prishtina në dorën tënde"- PDT

Donika Hamiti e di nga përvoja dhe përkushtimi i saj se, arsimi nuk është vetëm institucion, por është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë dhe, për rrjedhojë, e gjithë shoqërisë. Ajo kandidon për Asamblenë e Komunës së Prishtinës me bindjen se çdo shoqëri që nuk investon në arsim, në fakt, po heq dorë nga e ardhmja e vet.

Për Donikën, çdo fëmijë duhet të ketë mundësi të barabartë për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar ëndrrat e veta në mjedis të sigurt dhe me kushtet e nevojshme. Ajo e njeh nga afër realitetin në shkollat publike të Prishtinës: mungesa e kabineteve funksionale, mbingarkesa në klasa, mosfunksionalizimi i shërbimeve psikologjike dhe pedagogjike, si dhe mungesa e infrastrukturës për fëmijët me nevoja të veçanta. Të gjitha këto, për të, janë sfida që nuk mund të shtyhen më.

Ajo beson se ndryshimi fillon nga vëmendja ndaj mësuesit, ndaj nxënësit dhe ndaj prindit, sepse arsimi është marrëdhënie, jo vetëm proces formal. Donika angazhohet që në Kuvendin Komunal të jetë zëri i mësuesve që punojnë me përkushtim, i prindërve që duan më të mirën për fëmijët e tyre dhe, mbi të gjitha, i nxënësve që meritojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të përparuar.

Në qendër të vizionit të saj është avancimi i arsimit parauniversitar si kompetence kushtetuese komunale, fuqizimi i edukimit parashkollor, përkrahja për arsimin profesional dhe integrimi i teknologjisë në mësimdhënie, por gjithmonë me vëmendje ndaj vlerave njerëzore, barazisë dhe drejtësisë sociale.

Donika Hamiti është zëri i cili nuk pranon që nxënësit të mësojë në kushte të vështira; zëri i mësueses që kërkon mbështetje; zëri i qytetit që synon ta ndërtojë të ardhmen përmes edukimit dhe arsimimit athdhetar.

👉 Voto 165 “Prishtina në dorën tënde”- PDT.

👉 Voto Donika Hamiti Nr. 21.

👉 Voto për kryeqytetin e qytetarëve të saj!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button