Lajme

“Doktor, mos e fto më Ramën në debat – pacientët nuk debatojnë me mjekët”

Në një klimë politike gjithnjë e më të tensionuar, kryeministri Edi Rama duket se ka zgjedhur të flasë vetëm me veten, duke mbajtur monologë të gjatë përmes mikrofonit, ndërkohë që refuzon çdo përballje të drejtpërdrejtë me kundërshtarët. Kritikët politikë e kanë cilësuar këtë sjellje si simptomë të një gjendjeje që s’ka më kurim.

“Doktor, boll e ftove Ramën në debat. Nuk ka doktor që fton pacientin për debat,” thuhet në një reagim të fortë në rrjetet sociale, që po shpërndahet me shpejtësi. “Diagnozën e ‘Ediotit’ ia kemi zbuluar prej kohësh, por është i pashërueshëm.”

Kritikat theksojnë se Rama, që ndodhet në pushtet prej më shumë se dy dekadash, ka kaluar nga një figurë kulturore që konsultohej me intelektualë si Fatos Lubonja, në një lider që sot u ofron qytetarëve projekte propagandistike si rrugë me emra të këngëtarëve të estradës, në vend të zhvillimeve konkrete.

“Ka 25 vjet në pushtet dhe nuk u shërua, por u përkeqësua,” thuhet më tej, ndërsa theksohet se opozita duhet të fokusohet në program dhe zgjidhje reale, sepse “pacientët e monologjeve nuk janë të interesuar për debate.”

Në prag të zgjedhjeve, fushata ka marrë një kthesë të re – nga përballjet politike në diagnoza simbolike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button