Kosova

Dogana e Kosovës ndalon mallra kozmetike dhe farmaceutike të padeklaruara në Vermicë

Pikëkalimi Kufitar në Vermicë – Oficerët doganorë në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, pas tentativës së shoferit për të shmangur pikën e kontrollit. Gjatë kontrollit, në bagazhet e mjetit u zbuluan mallra kozmetike dhe estetike të padeklaruara, të ndara në disa pako pa fatura dhe dokumentacion.

Sipas Doganës, produktet e zbuluara përfshinin: kremra për lëkurën, serume, peeling dhe tonera; solucione për trajtime dermo-estetike; filler për buzë dhe fytyrë; pajisje për microneedling dhe derma roller; vitamina dhe suplemente si Vitamin D3, Devit dhe Feroven; si dhe produkte për trajtim të flokëve dhe solucione injektuese të ndryshme. Vlera totale e mallrave arrin rreth 3,300 euro.

Ndaj shoferit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave të mëtejme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button