Kosova

Dogana e Kosovës ndalon hyrjen e 7.500 produkteve të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar hyrjen në vend të 7.500 produkteve të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një kontrolli në një ngarkesë të paraqitur për import përmes portit të Durrësit, zyrtarët doganorë kanë hasur mallra që dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

Gjatë procesit të ekzaminimit janë identifikuar:

1.250 mbushës telefoni

5.750 koka mbushës telefoni

500 kufje dhe dëgjues me bluetooth

Në total, 7.500 produkte mbanin shenja të një marke të njohur tregtare dhe dyshohen se janë falsifikime.

Dogana e Kosovës thekson se do të vazhdojë me kontrolle të rrepta për të parandaluar tregtimin e mallrave të falsifikuara dhe për të mbrojtur konsumatorët dhe tregun vendor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button