Kosova

Diplomati britanik: Pas rënies së komunizmit, shqetësim ndërkombëtar ishte ideja e Shqipërisë së Madhe

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, ka deklaruar se pas daljes së Shqipërisë nga komunizmi, një nga shqetësimet kryesore të komunitetit ndërkombëtar ishte ideja e “Shqipërisë së Madhe”.

“Ka pasur një aspekt tjetër që besoj se ju e kuptoni: ideja e Shqipërisë së Madhe e shqetësonte komunitetin ndërkombëtar dhe kjo kishte kohë. Kur Shqipëria doli nga komunizmi, ky ishte një nga shqetësimet dhe ata donin të kuptonin se si ishte marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe shqiptarëve të saj. Kështu që unë duhej të isha i fokusuar në këtë aspekt, të bisedoja me këta persona dhe t’ua shpjegoja eprorëve të mi se a ishte kjo një realitet, a mund të ndodhte kjo, a ka dallime mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës,” tha Duncan për “Betimi për Drejtësi”.

Ai shtoi se detyra e tij si diplomat ishte të raportonte mbi funksionimin e shoqërisë shqiptare pas 46 viteve izolim komunist.

“Ky ishte një shtet i mbyllur për 46 vite dhe unë isha vërtetë i interesuar të kuptoja se si funksiononte shoqëria, sepse kjo ishte themelësore për detyrën tonë si diplomatë. Ne duhet t’ua shpjegojmë eprorëve tanë se si funksionon një shoqëri, çfarë ndodh në të, si ndikojnë pushtetet dhe pse mund të jenë ndonjëherë të vështirë. Kjo është puna e një diplomati, t’ua shpjegojë të gjitha aspektet e një shoqërie eprorëve përkatës,” theksoi Duncan.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button