Dinamo rikthehet te lavdia: Pas 22 vitesh fiton Kupën e Shqipërisë në një finale dramatike ndaj Egnatias

Sfida nisi mirë për Dinamon që kaloi në epërsi me golin e Itodo pas 19 minutave lojë. Egnatia përfitoi nga gafa e kapitenit të Dinamos, Hoxha, duke barazuar 1-1 me Guindo në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 61 sërish Itodo shënoi për Dinamon, para se Bakayoko në minutën e fundit të barazonte 2-2 dhe ta dërgonte ndeshjen në shtesë.
ELBASAN – Dinamo zbret nga froni Egnatian dhe pas 22 vitesh rikthehet të fitojë titullin e 14-të të Kupës së Shqipërisë. Sfida finale e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ pa djemtë e Ilir Dajës më të saktë te 11 metërshat (4-5), pasi 120 minutat u mbyllën 2-2.
NDESHJA – Sfida nisi mirë për Dinamon që kaloi në epërsi me golin e Itodo pas 19 minutave lojë. Egnatia përfitoi nga gafa e kapitenit të Dinamos, Hoxha, duke barazuar 1-1 me Guindo në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 61 sërish Itodo shënoi për Dinamon, para se Bakayoko në minutën e fundit të barazonte 2-2 dhe ta dërgonte ndeshjen në shtesë.
30 minutat e mbyllën 2-2 dhe nga penalltitë Dinamo fitoi 4-5. Kështu, Ilir Daja rikthen Dinamon te trofeu që mungonte prej 22 vitesh në Kupë. Nga ana tjetër Egnatia që mbante fronin do duhet të pajtohet me humbjen.