Kosova

Dimal Basha kundërpërgjigjet ashpër Thaçit: “Kumari yt politik është fshehur në Serbi!”

Pas intervistës së dhënë me shkrim nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për Klan Kosovën, ka reaguar ashpër deputeti i VV-së, Dimal Basha. Thaçi, ndër të tjera, kishte komentuar sulmin në Banjskë, duke shprehur habinë se si Milan Radojiçiq dhe grupi i tij “u lanë të iknin si krushq lirie”.

Kjo deklaratë e Thaçit ka nxitur reagimin e Dimal Bashës, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka quajtur ish-presidentin “kumari politik” dhe e ka akuzuar për hipokrizi.

“Kqyrja gajlet kti! Shkruani letër Hashimit, kallëzoni që ky ‘kumari’ i tij politik o ka fshehet në Serbi, s’guxon m’u sill knej! N’kohën e tij Radojçiqi ka ba ‘dasëm’ në Veri”, ka shkruar Basha.

Përplasja vjen në një kohë të tensionuar politike në Kosovë, ndërsa reagimet e figurave të larta politike rreth sigurisë dhe çështjeve të veriut vazhdojnë të jenë në qendër të debatit publik

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button