Lajme

Dibër: Mbyllet numërimi në 193 kuti – PS merr 3 mandate, PD-ASHM 2. Agron Malaj kryeson me diferencë votat preferenciale

Në Qarkun e Dibrës vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët preferencialë, ndërsa janë përpunuar 193 nga 222 kutitë në total. Deri më tani, ndarja e mandateve është bërë mes Partisë Socialiste, që siguron 3 deputetë, dhe koalicionit PD-ASHM me 2 mandate.

Nga lista e mbyllur e PS-së, pjesë e legjislaturës së re do të jenë Blendi Klosi dhe Alma Selmani. Ndërkohë, kandidati më i votuar në listën e hapur është Agron Malaj, i cili ka marrë 12,492 vota, një diferencë e ndjeshme ndaj kandidatëve të tjerë socialistë. Pavarësisht rezultatit të mirë, disa prej tyre mbeten jashtë Kuvendit:

Kandidatët e PS-së jashtë Kuvendit (deri tani):

Murat Dani – 6,896 vota

Danjel Gjura – 5,798 vota

Dritan Selishta – 1,274 vota

Valentina Haliti – 306 vota

Nga ana tjetër, Partia Demokratike – Aleanca për Shpresë dhe Mundësi ka siguruar 2 mandate, që i takojnë Xhelal Mziut dhe Denisa Vatës, të dy nga lista e mbyllur. Edhe pse disa kandidatë të listës së hapur kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash, ata nuk arrijnë të hyjnë në Kuvend për shkak të kufizimit të mandateve për këtë subjekt.

Kandidatët e PD-ASHM jashtë Kuvendit:

Përparim Spahiu – 5,346 vota

Xhemal Gjunkshi – 4,586 vota

Basir Çollaku – 4,559 vota

Alketa Agolli – 1,190 vota

Ismail Uka – 907 vota

Numërimi pritet të përfundojë brenda pak ditësh, por ndryshime të mëdha në përbërjen e deputetëve tashmë duken të pamundura.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button