Kosova
Kryesore

Dialogu Kosovë–Serbi mbetet i bllokuar, BE kërkon zbatim të marrëveshjeve

Dialogu Kosovë–Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon të mbetet i bllokuar, pavarësisht marrëveshjeve të arritura ndër vite, përfshirë atë të Ohrit në vitin 2023, e cila ende nuk është zbatuar.

Takimi i fundit u mbajt në qershor 2025 në Bruksel mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Peter Sorensen, por nuk prodhoi ndonjë rezultat konkret.

Për FrontOnline, një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se BE, si lehtësues i dialogut, po punon me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.

“BE pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë mes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt anëtarësimit në BE. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e BE-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button