Sport

Dhunë pas përfundimit të Vllaznia-Dinamo, presidenti Bardhi godet Tefik Osmanin! Ndërhyn policia

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Arenën Kombëtare” është mbyllur mes kaosit, pasi ka pasur përplasje të forta në ambientet e brendshme të stadiumit. Mësohet se presidenti i Dinamos, Ardjan Bardhi ka goditur Drejtorin Sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani. Stafet e dy skuadrave janë përplasur njëra me tjetrën teksa kanë fluturuar fjalë e jo vetëm, sidomos mes drejtorit sportiv Tefik Osmani të Vllaznisë me stafin e Bluve, ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë (presidenti Bardhi), por edhe trajneri Ilir Daja. U desh ndërhyrja e policisë që situata mos agravonte më shumë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button