Kosova

Dëshmia në Hagë: John Duncan thotë se nuk di kujt i raportonte Agim Çeku si komandant i UÇK-së

Diplomati britanik, John Duncan, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka deklaruar se nuk e di nëse dhe kujt i raportonte Agim Çeku në kohën kur ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

“Nuk e di se çfarë ka bërë ai. Por, nuk mendohet dhe supozohet që ai t’i ketë raportuar ndokujt lidhur me atë se çfarë po bënte. Kjo ishte e qartë në kushtet e marrëveshjes”, ka thënë Duncan, duke iu referuar Marrëveshjes së Demilitarizimit.

Ai shtoi se gjatë negociatave ishte vërejtur insistimi i krahut politik që të mbante ose të rimerrte kontrollin, por sipas tij kjo ishte diçka e pritshme.

Duncan solli edhe shembullin e Hashim Thaçit në një takim më 19 qershor 1999, ku sipas tij, Thaçi nuk e kuptonte plotësisht se pas nënshkrimit të marrëveshjes krahu politik do të shpërbëhej dhe nuk do të kishte më kontroll mbi UÇK-në.

“Për shembull; zoti Thaçi në diskutimet gjatë takimit të 19 qershorit nuk dukej që e kuptonte ose vlerësonte plotësisht se çfarë mund të ndodhte në qoftë se ata do të nënshkruanin marrëveshjen. Krahu politik nuk do të kishte më kontroll. Ideja ishte që krahu politik do të shpërbëhej”, tha dëshmitari.

Ai theksoi se, nëse Çeku i raportonte dikujt, këtë mund ta sqaronte vetëm vetë ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button