
Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është 35.89%.
Me të dhëna të raportuara nga 2554 QV, prej 5225 në total, rezulton se deri më tani kanë votuar 617.646 shqiptarë. Shifrat e pjesëmarrjes janë më të ulëta sesa e njëjta orë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur pjesëmarrja ishte 41.25% në rang kombëtar.
Qarku me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në këto zgjedhje deri në orën 16:00 mbetet Dibra, me 43.42%. I dyti vjen qarku i Tiranës me 41.20% dhe në vend të tretë për pjesëmarrjen renditet Kukësi me 40.13%.
Qarku me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani është Vlora, me 25.07% të votuesve që kanë ushtruar të drejtën e tyre.