
Deputetit i parlamentit italian, Mauro de Barba, njëkohësisht edhe në cilësinë e vëzhguesit të huaj ka parë nga afër procesin e votimit në qytetin e Sarandës.
Sipas tij, procesi ishte i qetë dhe pozitiv, por shtoi se është ende herët për të dhënë një opinion përfundimtar për procesin, pasi vlerësimi do të jetë më i plotë kur i gjithë procesi të përfundojë.
“Mesa kemi parë deri më tani, procesi është i qetë dhe pozitiv. Është ende herët që të japim një opinion përfundimtar për procesin, pasi do të vlerësohet kur të përfundojë”, tha ndër të tjera Mauro de Barba.