
Deputeti Bledjon Nallbati, në listën e sigurt të kandidatëve të Berishës në Korçë, nuk e ka për herë të parë protagonizmin në rastet e dhunës. Grushti ndaj deputetit Sinaj apo djegia e karrigeve në Kuvend kanë qenë disa prej rastever, por nuk mbeten këtu.
Bledion Nallbati, deputeti prej 4 vitesh i Partisë Demokratike dhe me vendosjen nga Berisha në listë të sigurt në Korçë pritet të marrë mandatin e dytë, është vënë shpesh në qendër të lajmeve në vend, jo më shumë për qëndrimet e tij politike sesa për rastet e dhunës dhe agresionit.
Me ngjarjen e së shtunës, kur bashkë me vëllain sulmoi një shofer kamioni, janë bërë disa rastet që kanë bërë që Nallbati të cilësohet si dhunues recidivist (përsëritës).
Rasti që mori vëmendjen më të madhe mediatike është kur seancën parlamentare të 30 tetorit 2024, deputeti i PD Bledjon Nallbati goditi me grusht kolegun socialist, Vullnet Sina. Nallbati fillimisht i është drejtuar vendit ku ishte ulur së deputetit socialist, I shkul mikrofonin, duke bërë që ky i fundit të ngrihet në këmbë. Pasi e shtyn, Nallbati e godet me grusht, duke e kapur lehtë deputetin e PS, pasi ndërhyjnë për t’i ndarë deputetët e tjerë të pranishëm. Çështja kaloi në SPAK dhe deputeti rrezikonte deri në 3 vite burg, por dosja u mbyll, dhe Nallbati shpëtoi sërish.
Në shtator 2022 një vajzë 27 vjeçare nga Bilishti Deizi Arapi, akuzoi deputetin demokrat Nallbati për djegien e makinës së saj. Para zjarrëvnies, e cila u konfirmua edhe nga policia që ishte e qëllimshme, e reja tha se ishte ndjekur nga një person, i cili sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Ajo tha se në vend ngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant, ashtu si herën e kaluar kur iu dogj makina për herë të parë.
Në çdo protestë opozitare, emri I tij është ndër të parët në listën e të proceduarve penalisht për rastet e dhunës. Ky momenti këtu e tregon qartë se sa problematik është ai. Ndërsa këtu së bashku me Flamur Nokën, Bledjon Nallbati është në krye të shtyrjeve ndaj punonjësve të Gardës së Republikës, në krye të detyrës.
“Karriera” e rasteve publike të dhunës së z. Nallbati nis kur në vitin 2019, pasi PD kishte braktisur zgjedhjet vendore dhe ai humbi pozicionin si kryebashkiak i Devollit. Bledjon nallbati, i shoqëruar nga një grup militantësh të PD nuk lejoi ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të ri. Ai zaptoi zyrën ku më parë punonte dhe qëndroi aty disa orë, ndërsa derën e kishte mbyllur me kyç (kronika 26 korrik 2019), duke nisur kështu një sërë rastesh dhune, që përfunduan me skandalin e Bilishtit mbrëmjen e së shtunës, kur tentoi të dhunonte në mes të njerezve një qytetar.
Por përveçse rastet e dhunës, një element tjetër që duhet evidentuar për deputetin e Berishës Bledjon Nallbati, është fakti se ai rezulton të jetë ortak me 36% të aksioneve i Parkut të Energjisë Fotovoltaike në fshatin Tren të Devollit. Aksionet janë maskuar nën emrin e babait, Tomor Nallbati, i cili i bleu në dhjetor 2019.