
Një denoncim tjetër ka mbërritur në redaksinë e Syrit ku shikohet një votim familjar në Fshatin Lapardha në Berat, në QV 3435.
Siç duket edhe nga pamjet një e moshuar ka votuar e shoqëruar nga e afërmja e saj.
Kaq është dashur që votuesit e tjetër të reagojnë dhe të filmojnë rastin për të faktuar shkeljen.
Ndërkohë që komisonerja e QV ka debatuar me votuesin që filmoi votimin familjar.
Ky nuk është denoncimi i parë i këtij lloji.
PS dhe patronazhistët e saj nuk po lënë mënyrë dhe mjet pa përdorur që të deformojnë të vërtetën e votimeve të 11 majit.