
Lodovik Rrethi, një pensionist nga Barbullushi i Bashkisë Vau Dejës, ka denoncuar se punonjësi i postës në këtë fshat, Besmir Lepi, ka mbajtur kartën e tij të identitetit për një javë dhe nuk ia ka kthyer.
Ky denoncim është bërë në shtabin elektoral të PD në Vau Dejës, në praninë të kandidatit për deputet, Gentian Ndoj.
Po ashtu, edhe Marije Rrethi ka bërë një denoncim publik, duke pohuar se nuk e ka marrë ende kartën e identitetit nga Besmiri.
Kandidati Ndoj ka kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin veprime urgjente për të rikthyer kartat e identitetit dhe ka theksuar se ky është një akt që mund të konsiderohet krim zgjedhor.