Lajme

Denoncim i fortë nga Lezha: Zyrtarët e bashkisë të përfshirë në blerje votash për PS-në, kërkohet ndërhyrja e SPAK

Vetëm gjashtë ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit, një skandal i rëndë është denoncuar në qytetin e Lezhës. Sipas burimeve të besueshme që kanë mbërritur në redaksinë e “Syri.net”, kryebashkiaku aktual dhe kandidati i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka angazhuar një pjesë të madhe të administratës së bashkisë në një fushatë të organizuar për blerje votash dhe intimidim të qytetarëve.

Në këtë denoncim, janë përmendur me emra konkretë zyrtarët që po veprojnë në terren, të cilët akuzohen për presion dhe manipulim të votës:

Denis Pervathi, Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë – aktiv në zonën e Kolshit

Eraldo Smaçi, Drejtor i IVMT – aktiv në Zejmen

Paulin Gjergji, Drejtor i Emergjencave – aktiv në Balldre

Rigels Nicaj, zyrtar i PS-së – aktiv në Ishull-Lezhë

Fred Pervathi, shofer ambulance – aktiv në Manati

Agim Prendi, zyrtar i PS-së – aktiv në Zejmen

Emirjan Lazri, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor – aktiv në Dajç

Sipas denoncuesve, këta individë janë cilësuar si “hijenat” e pushtetit lokal që kanë dalë në terren për të deformuar vullnetin e qytetarëve, përmes presionit dhe mjeteve të paligjshme.

Kërkesat për ndërhyrje urgjente të SPAK dhe organeve të drejtësisë janë të qarta: Hetim i menjëhershëm për këtë krim elektoral, transparencë dhe ndëshkim për personat e përfshirë. Sipas qytetarëve, nëse këto struktura nuk veprojnë, rrezikohet përshkallëzimi i tensioneve dhe destabilizimi i klimës zgjedhore.

Redaksia e “Syri.net” do të ndjekë nga afër zhvillimet në Lezhë dhe apelon për hetim të thelluar nga institucionet përkatëse.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button