Kosova

Delegacioni i Prokurorisë Speciale të Kosovës në konferencë rajonale për krimet e luftës në Kroaci

Me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit të Kroacisë, një delegacion i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i përbërë nga Kryeprokurori Blerim Isufaj dhe prokurorët e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës, Ilir Morina dhe Florije Shamolli, po merr pjesë në Konferencën Rajonale për Krimet e Luftës.

Tema kryesore e konferencës ishte bashkëpunimi ndërkombëtar dhe koordinimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës.

Në fjalën e tij, Kryeprokurori Isufaj informoi mbi punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në trajtimin e këtyre rasteve, duke theksuar përkushtimin për hetimin e krimeve dhe nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar.

Gjatë vizitës në Kroaci, ai zhvilloi edhe një takim pune me Kryeprokurorin e Kroacisë, Ivan Turudic, ku u diskutuan tema të përbashkëta në fushën e drejtësisë dhe u ra dakord për vazhdimin e bashkëpunimit.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se edhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë konferencë janë pajtuar për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe marrjes së masave për mbrojtjen adekuate të viktimave të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button