Kosova

Daut Haradinaj reagon për largimin e punëtorëve të sigurimit në QKUK: “Janë lënë pa kafshatën e gojës”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku punëtorët e sigurimit janë larguar nga puna.

Ai ka kritikuar institucionet për mungesë reagimi, duke e quajtur të papranueshme gjendjen në të cilën janë lënë punëtorët.

“Një situatë e papranueshme largimi i punëtorëve të sigurimit të QKUK-së që po ndodh, dhe asnjë reagim apo veprim nga ata që i lanë pa kafshatën e gojës,” ka shkruar Haradinaj.

Ai shprehu përkrahje për punëtorët, duke theksuar se ata po kërkojnë vetëm të drejtën për të jetuar dhe për të punuar.

“Fuqishëm në përkrahje të kërkesave të tyre, që nuk kërkojnë asgjë më shumë pos të drejtës për të jetuar, të drejtës për me punu,” shtoi ai.

Haradinaj ka akuzuar institucionet për skandale të përditshme, duke thënë se qytetarët po vetëdijësohen për realitetin politik.

“Ky shtet ka aq shumë skandale ditore, saqë vështirë të përcillet. Populli po vetëdijësohet dhe po e sheh realitetin e mashtruesit më të madh të historisë së Kosovës shtet,” përfundoi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button