Kosova

Dardane Nasufi – Politikat e ndershme ndërtojnë besim!

Iniciativa Qytetare "Prishtina në dorën tënde"- PDT

Dardane Nasufi kandidon për Asamblenë Komunale të Prishtinës me bindje të palëkundur se: qeverisja e mirë nuk fillon me premtime, por me transparencë dhe llogaridhënie. Ajo beson se qytetarët e Prishtinës e nuk kanë humbur besimin tek politika, por te mënyra se si ajo është bërë – me vendime të mbyllura, duke e përjashtuar qytetarin dhe me mungesë të plotë të qasjes në informacion.

Për Dardanen, politikat publike nuk janë letra që mbushin sirtarët e zyrave, por ato janë mjeti me të cilin matet ndershmëria, integriteti dhe përkushtimi i institucioneve ndaj qytetarit. Prandaj, ajo angazhohet për të sjellë frymë të re në Kuvendin Komunal: frymë e cila nuk vepron pas dyerve të mbyllura, por në sytë e publikut.

Ajo e di se qyteti vuan nga vendimmarrje të paqarta, plane që miratohen pa konsultim dhe kontrata që firmosen pa kontroll. Dhe është pikërisht kjo errësirë institucionale që ka krijuar largimin e qytetarit nga procesi vendimmarrës. Dardanja nuk pranon këtë gjendje si të dhënë – ajo e sheh si sfidë e cila duhet përmbysur.

Në qendër të angazhimit të saj është ndërtimi i politikave të bazuara në nevoja reale, të dizajnuara me pjesëmarrjen e komunitetit dhe të zbatueshme me integritet. Ajo kërkon që çdo shpenzim publik të jetë i gjurmueshëm, çdo kontratë komunale të jetë e qasshme, dhe çdo vendim i Kuvendit të jetë i kuptueshëm për qytetarin e zakonshëm.

Dardane Nasufi nuk premton mrekulli, por premton model të ri komunikimi mes institucioneve dhe qytetarëve. Ajo është e bindur se vetëm përmes politikave të hapura, transparente dhe të përgjegjshme, mund të rindërtohet besimi në institucionet publike dhe të rikthehet qytetari në qendër të vendimmarrjes.

👉 Voto 165 Iniciativa Qytetare “Prishtina në dorën tënde”- PDT.

👉 Voto Dardane Nasuf Nr. 12.

👉 Voto për kryeqytetin e qytetarëve të saj!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button