Sport

Christopher Nkunku kalon te Milani: marrëveshje me Chelsea për 37 milionë euro

Milani ka arritur marrëveshje me Chelsea për transferimin e sulmuesit Christopher Nkunku te skuadra italiane. Lajmin e konfirmon gazetari italian dhe ekspert i transfereve, Fabrizio Romano, sipas të cilit shifra e marrëveshjes arrin 37 milionë euro, plus 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Përveç kësaj, “Blues” do të përfitojnë edhe një përqindje nga një shitje eventuale e lojtarit në të ardhmen.

Nkunku do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me “Rossonerët”. Aktualisht klubet janë në proces shkëmbimi të dokumenteve, ndërsa hapi i radhës përfshin udhëtimin e lojtarit, testet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.

Milani ka qenë prej kohësh në kërkim të një sulmuesi, dhe drejtori sportiv, Igli Tare, duket se ka gjetur zgjidhjen me ardhjen e Nkunku.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button