Lajme
Kryesore

Chris LaCivita: Zgjedhja e Berishës, e vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë

Në një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Chris LaCivita u shpreh se e vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë është zgjedhja e Sali Berishës si kryeministër.

Duke e cilësuar situatën aktuale si një “shpërthim të domosdoshëm”, LaCivita i bëri thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen për dështimin e qeverisjes së Edi Ramës dhe për nevojën urgjente për ndryshim.

“Çdo ditë duhet të jetë një shpërthim, një zgjim dhe edukim i elektoratit për mënyrën se si Edi Rama ka dështuar keqazi në këtë vend,” u shpreh LaCivita, duke theksuar se nuk ka të ardhme nëse nuk ndodh një ndryshim rrënjësor në drejtimin e vendit.

Ai shtoi se për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme është e domosdoshme ulja e taksave dhe mbrojtja e interesave të qytetarëve të zakonshëm.

“Ky vend nuk përballon dot edhe katër vite të tjera me Edi Ramën. Thjesht nuk mundet. Ky është momenti i shpërthimit,” përfundoi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button