KryesoreLajme
Kryesore

Chris La Civita nga Shkodra: Më 11 maj rrëzoni “monumentin e dështuar” Edi Rama, votoni PD

Këshilltari elektoral i PD Chris La Civita, nga takimi i PD në Shkodër u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë PD më 11 maj.

Ai tha se qytetarët duhet që të rrëzojnë atë që ai e quajti ‘monumenti i dështuar Edi Rama’.

‘Jam i nderuar të jem këtu, në vendin ku lufta për lirinë e Shqipërisë nisi. Ishit të parët që rrëzuat monumentin e një prej vrasësve më të mëdhenj të historisë, Stalinit. Tani është koha të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën.

Të rrëzoni korrupsionin, të rrëzoni dështimin ekonomik dhe të rrëzoni varfërinë. Si amerikan ne besojmë te liria dhe te dinjiteti i çdo njeriu. Besojmë se çdo njeri ka disa të drejta që ia ka dhënë zoti, të jetojë, punojë dhe të rrisë familjen dhe të nderojë zotin që zgjedh ai.

Doktor Berisha shkroi historinë duke ndërtuar marrëdhënie historike me SHBA. Ne besojmë dr Berishën, por këto të drejta mund të zhduken nëse të gjithë ju bëni gjithçka që mundeni dhe votoni këtë të diel.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button