Sport

Chelsea pranë transferimit të Jorrel Hatos nga Ajaxi për mbi 40 milionë euro

Chelsea është shumë pranë finalizimit të një tjetër goditjeje të rëndësishme në merkato. Klubi londinez po i afrohet një marrëveshjeje me Ajaxin për transferimin e mbrojtësit të talentuar Jorrel Hato, me një tarifë që pritet të kalojë shifrën prej 40 milionë eurosh.

Edhe pse marrëveshja mes dy klubeve ende nuk është zyrtarizuar, burime të afërta bëjnë me dije se palët janë shumë pranë kompromisit. Ndërkohë, kushtet personale me lojtarin 19-vjeçar janë rënë dakord, duke e afruar edhe më shumë afrikanin e ri te “Blutë” e Londrës.

Hato, i cili ka zhvilluar plot 111 paraqitje me ekipin e parë të Ajaxit dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, është kthyer në një figurë kyçe për klubin nga Amsterdami. Ai luajti si mbrojtës i majtë sezonin e kaluar, por shquhet edhe për aftësitë e tij si qendërmbrojtës – cilësi që ka tërhequr më herët edhe interesimin e Arsenalit.

I dalë nga akademia e Ajaxit, ku u bashkua në vitin 2018 nga Sparta Rotterdam, Hato debutoi me ekipin e parë në janar të vitit 2023. Deri tani, ai ka regjistruar gjashtë paraqitje me përfaqësuesen e Holandës.

I njohur për aftësitë teknike, leximin e saktë të lojës dhe duelet një kundër një, Hato konsiderohet si një nga talentët më premtues të mbrojtjes në Europë, ndonëse ka ende hapësirë për përmirësim në lojën ajrore.

Ky transferim pritet të jetë pjesë e një vere shumë aktive për Chelsean në merkato, që tashmë ka afruar lojtarë premtues si Estevao, Dario Essugo dhe Kendry Paez, ndërsa janë larguar emra si Kepa, Madueke dhe Petrovic.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button