Kosova

Ceremoni diplomimi për gjeneratën e 62-të të Policisë së Kosovës në Prishtinë

Sot, në sallën e sportit të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës.

Ceremonia do të nisë nga ora 10:00 dhe pritet të jetë e pranishme një numër i madh i mysafirëve, përfshirë përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, eprorë të lartë të policisë, si dhe familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë.

Ky është një moment i rëndësishëm në përgatitjen profesionale të kuadrove të rinj të Policisë së Kosovës, të cilët pritet të jenë në shërbim të ligjit, sigurisë dhe qytetarëve të vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button