Celtic kampion për herë të 55-të në Skoci: Barazon rangers dhe synon tripletën historike

SKOCI – Celtic është kampion i Skocisë për herë të 55-të, duke barazuar rivalët e Rangers. Skuadra e Brendan Rodgers ka siguruar titullin e Premiership, i katërti radhazi për klubin. Celtic e siguroi trofeun katër javë nga fundi i sezonit me diferencë të madhe ndaj Rangers të vendit të dytë.
Celtic fitoi 0-5 kundër Dundee United në udhëtim. Në 34 ndeshjet e tyre në ligë këtë sezon, Celtic kanë fituar 27, tre barazime dhe kanë humbur vetëm në katër raste. Në këtë kampionat Celtic ka shënuar 102 gola dhe ka pranuar vetëm 22.
Ky triumf për Celtic do të thotë se dy nga tre trofetë sezonalë tanimë janë fituar, me Kupën e Ligës që është siguruar në dhjetor. Synimi është tripleta, i cili do të vinte për herën e nëntë në histori dhe kampionët presin me padurim finalen e Kupës Skoceze të muajit të ardhshëm kundër Aberdeen. James Forrest bën historinë me Celtic
Titulli i siguruar sot është i 13-ti në karrierën e Forrest me Celtic në kampionat. Ai gjithashtu ka fituar shtatë Kupa Skoceze dhe gjashtë Kupa të Ligës Skoceze, kështu që ai ka një total trofesh prej 26. Kapiteni Callum McGregor nuk është shumë prapa Forrestit, pasi ka fituar 24 trofe.
Pesë lojtarët më të titulluar të Celtic
1- James Forrest – 26 trofe
2 – Bobby Lennox – 25 trofe
3 – Callum McGregor – 24 trofe
4 – Billy McNeill – 23 trofe
5 – Scott Brown 22 trofe