Lajme

Celibashi: KQZ nuk ka detyrim të kërkojë kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot në një konferencë për median se institucioni që ai drejton nuk ka asnjë detyrim ligjor për t’i kërkuar Partisë Demokratike kontratën e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, subjektet politike janë të detyruara të depozitojnë në KQZ të ardhurat dhe shpenzimet e tyre brenda afateve të përcaktuara me ligj: partitë jo më vonë se 31 marsi i vitit pasardhës të zgjedhjeve, ndërsa koalicionet brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultatit zgjedhor.

“Ky afat vlen edhe për Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Deri atëherë, nuk ekziston detyrimi për të dorëzuar kontratën e lobimit apo për të kërkuar atë nga KQZ-ja. Nëse kontrata do të dorëzohet, atëherë ne do të japim vlerësimin tonë për të,” u shpreh Celibashi, duke hedhur poshtë spekulimet se KQZ po mban qëndrim të njëanshëm në këtë çështje.

Deklarata e Celibashit vjen në një kohë kur ka pasur debate publike mbi transparencën e shpenzimeve të PD-së jashtë vendit, veçanërisht lidhur me lobimin në SHBA.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button