KryesoreSport

Capello ‘i jep’ Topin e Artë Lamine Yamal: Ai është i jashtëzakonshëm, por nuk është Messi

Trajneri legjendar italian, Fabio Capello ka shprehur mbështetje për talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e cilësuar atë si një nga favoritët më të mëdhenj për të fituar Topin e Artë.
Trajneri legjendar italian, Fabio Capello ka shprehur mbështetje për talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e cilësuar atë si një nga favoritët më të mëdhenj për të fituar Topin e Artë në sezonin 2024-25. Megjithatë, Capello ka theksuar se pavarësisht aftësive të jashtëzakonshme që ka 17-vjeçari, Yamal nuk mund të krahasohet ende me futbollistët e nivelit të lartë si Lionel Messi dhe Diego Maradona.

Në një intervistë për ‘El Partidazo de Cope’, Capello u shpreh se do të votonte për Yamal si fitues të Topit të Artë, ndërsa po ashtu vlerësoi lojtarë si Vinicius dhe Mbappe.

“Do të votoja për Lamine Yamal. Po ashtu, do të votoja për Vinicius dhe Kylian Mbappe”, tha Capello. Sidoqoftë, ai theksoi se përkundër faktit që Yamal është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, ai ende nuk ka arritur nivelet gjeniale të futbollistëve si Messi dhe Maradona.
“Lamine Yamal është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme që ende mund të përmirësohet, por unë nuk shoh tek ai gjenialitetin tipik të fenomeneve. Messi dhe Maradona bënë gjëra që ishin edhe të paimagjinueshme. Në këtë pikë, Yamal nuk mund të krahasohet ende me ta”, u shpreh Capello.

Ai e përfundoi duke theksuar se cilësitë e jashtëzakonshme të futbollistëve të mëdhenj si Cristiano Ronaldo nuk mund të krahasohen me shenjën e gjenialitetit të Messit dhe Maradonës.

“Cristiano Ronaldo është një futbollist i frikshëm, por ai nuk është as Messi dhe as Maradona”, shtoi Capello.

Edhe pse Yamal është vetëm 17 vjeç dhe ka shumë për të arritur në karrierë, fjalët e Capellos tregojnë se talenti i tij ka bërë një përshtypje të madhe në arenën ndërkombëtare dhe është pa dyshim një nga lojtarët për t’u ndjekur me vëmendje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button