
Në fjalën e tij në takimin me banorët e lagjes numër 4 në kryeqytet, kryetari i degës së PD, Endrison Breçani lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë aktuale dhe bëri thirrje tek qytetarët për ndryshim.
Me tone të forta kundër Ramës, ai theksoi shpopullimin, mungesën e mbështetjes për qytetarët dhe zhgënjimin e thellë që ndjehet në rrugët dhe lagjet e njësisë 4. Breçani falënderoi liderin historik të PD-së, Sali Berisha, për qëndresën dhe rikthimin e tij, si dhe vlerësoi bashkëpunëtorët politikë për angazhimin e tyre të pandërprerë në betejën për një Shqipëri më të drejtë.
Endrison Breçani: Rama ik! Rama ik!
Të dashur demokratë dhe demokrate të njësisë 4. I dashur kryetar i partisë Demokratike, profesor Doktor Sali Berisha.
Ju jam mirënjohës për kontributin dhe çdo betejë që keni bërë si qytetar qëndrestar, kundër këtij regjimi që ka nxitur sot shpopullim e mjerim. Ju bëtë rezistencë të pashembullt në emër të pronës dhe dinjitetit. Sot e bëtë këtë shesh më të bukur se kurrë dhe blu si asnjëherë më parë.
Ju jeni ngjyra më e bukur. Ju jeni mishërimi i një qyteti dhe qëndresës. Ju jeni njisha…!
Jam i privilegjuar që jam sot këtu përpara jush, ndërkohë, dua ta nis me një falënderim të përzemërt për kryetarin e PD, Profesor Doktor Sali Berisha, që u rikthye më i fortë se kurrë dhe nuk lejoi kurrsesi vrasjen e pluralizmit nga Rama dhe McGonigal. Rikthimi juaj është po aq tokësor dhe hyjnor. Rikthimi juaj është me ide të qarta për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i Edi Ramës.
Doktor, këtë radhë ke idhuj edhe në tokë edhe në qiell.
Një falënderim nga zemra kam edhe për drejtuesin politik të kësaj njësie, deputetin e ardhshëm, zotin Besart Xhaferri.
Si gjithmonë, i palodhur dhe aset i PD që kurdoherë në zgjedhjet e tij ka patur parimet dhe jo rastësisht që prej shtatorit, ishte ndër të parët që u rreshtua në krah të doktorit.
Unë jam vetë një djalë i ardhur nga Veriu, që ka bërë një rrugëtim të ngjashëm me shumë prej jush. Ndaj, çdo ditë do të përkushtohem që ne të ecim përpara dhe të kemi përfaqësim dinjitoz.
Kryeçyryku Edi Rama, a e di që këtu në njësinë 4 janë plot 50 familje që nuk kanë marrë asnjë bonos qiraje që nga koha kur shtëpitë e tyre u shembën nga tërmeti? Edvin kulla, i detyrove familjarët të punojnë nga dy punë për të siguruar qiranë që duhet ta kishin marrë nga qeveria juaj.
Kisha shumë kushërinj që jetonin këtu, por nuk janë më. Ata janë larguar në emigrim.
Kisha shumë shokë, por nuk kam as gjysmën prej tyre, por fajtor për largimin e të rinjve je ti dhe banda jote. A i ke parë lagjet? Nuk brohorisin më fëmijët. Janë larguar. Nuk shkelmohet më topi si dikur në lagje, dhe fajtor je ti Edi Rama.
Sa nëna ke veshur me të zeza, me projektin tënd të kanalizimit.
Ta siguroj që do marrësh përgjigjen e merituar më 11 Maj! Prandaj miqtë e mi, ju ftoj të votoni numrin 1!