Kosova

Brahimaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të përcaktojë rrugën politike – nëse s’ka kompromis, zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se vendimi i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese do të jetë kyç për përcaktimin e drejtimit politik në Kosovë. Ai theksoi se partia e tij do ta respektojë plotësisht çdo vendim që do të dalë nga Kushtetuesja.

“Varet nga vendimi i Kushtetutës, do të respektohet në plotni vendimi nga AAK, cilido që është ai,” u shpreh Brahimaj për Front Online.

Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë serioziteti në Kuvend, duke i akuzuar se nuk kanë qenë të angazhuar në mënyrë të plotë për funksionimin e institucioneve.

“LVV tentoi kinse po bënë diçka, por në asnjë seancë nuk kanë qenë komplet deputetët e saj. Kanë munguar, nuk kanë qenë të interesuar ta bëjnë Kuvendin,” tha ai.

Në rast të mungesës së kompromisit politik, Brahimaj paralajmëroi se mbajtja e zgjedhjeve është alternativa më e mirë për vendin.

“Nëse Kurti nuk është i gatshëm të bëjë ndonjë kompromis, më mirë të shkojmë në zgjedhje sesa ta mbajmë vendin peng,” përfundoi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button