Kosova

Brahim Shatrolli emërohet komandant i ri i Policisë në Lipjan pas dorëheqjes së Argjend Gashit

Brahim Shatrolli është emëruar komandant i ri i Stacionit Policor në Lipjan, konfirmoi  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Emërimi i Shatrollit vjen pas dorëheqjes së ish-komandantit Argjend Gashi, i cili u largua nga pozita në lidhje me rastin tragjik të 27-vjeçarit Agon Fejzullahu. Ky i fundit humbi jetën në mesnatën e 7 korrikut, ndërsa ndodhej me pranga në duar.

“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjent Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan, është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli”, deklaroi Kelani.

Dorëheqja e Gashit u konfirmua edhe nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili bëri të ditur se ka miratuar kërkesën e tij për largim nga pozita pas zhvillimeve të fundit në këtë komunë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button